Turizmi në Shqipëri po bëhet gjithvjetor.Kjo konfirmohet edhe nga fluksi i turistëve të huaj që vizituan vendin në muajt e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave zyrtare rezulton se 820 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit prill duke e çuar në 2.45 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse gjatë këtyre 4 muajve të vitit 2025.
Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë në vend kanë ardhur rreth 12 mijë turistë më shumë ose 5% më tepër,.
Në Prill 2025, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 74 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 13 %. Kjo konfirmon se interesi për të vizutuar Shqipërinë ka qenë i lartë kryesisht nga shtete si Italia,Spanja e Portugalia.
Ndërsa me rritje rezultojne edhe shtetasit nga shba ,Azia apo vendet e lindjes.Pritshmeritë e turoperatorëve rezultojnë mjaft optimiste për këtë vit ndërsa pritet që Shqipërinë ta vizitojnë rreth 14 milionë shtetas të huaj.Ndërkohë nga të dhënat konstatohet se pjesa më e madhe e strukturave akomoduese tashmë është prenotuar.Ndërsa pjesa e jugut mbetet edhe zona më e preferuar./abcnews.al

