Mbi 185 të vdekur në Sudan, Shtëpia e Bardhë bën thirrje për armëpushim

schedule21:49 - 17 Prill, 2023

schedule 21:49 - 17 Prill, 2023

Më shumë se 185 njerëz janë vrarë dhe 1,800 civilë dhe militantë janë plagosur në tre ditët e fundit në përleshjet midis forcave të dy gjeneralëve rivalë që po luftojnë për pushtet në Sudan, tha kreu i misionit të OKB-së në atë vend, Volker Pertes.

“Situata është shumë shqetësuese. Është e vështirë të mendosh se kur mund të rregullohet gjendja”, tha Pertes, duke folur me gazetarët në Nju Jork.

“Dy palët ndërluftuese nuk japin përshtypjen se duan një ndërmjetësim për paqen në këtë moment,” shtoi kreu i UNITAMS, duke theksuar se misionet e ndihmës humanitare në Sudan nuk mund të vazhdojnë në rrethanat aktuale.

Pak më parë Shtëpia e Bardhë bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Sudan, duke sqaruar se zyrtarët amerikanë janë në kontakt me drejtuesit ushtarakë të vendit.

“Na vjen keq për përshkallëzimin e dhunës në Khartoum dhe zona të tjera të Sudanit. Ne bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar midis Forcave të Armatosura sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!