Mbi 1800 raste të reja me COVID në Greqi, humbin jetën 29 pacientë

schedule17:13 - 2 Tetor, 2021

schedule 17:13 - 2 Tetor, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1837 raste të reja me COVID.  Ndërkohë kanë ndërruar jetë 29 persona.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është 332 ndërsa mosha mesatare e tyre është 65-vjeç.

Mes personave të intubuar 296 prej tyre janë të pavaksinuar.  Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 153 pacientë të rinj. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!