Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mbi 1700 të infektuar me Covid, humbin jetën dy persona  në Maqedoni

schedule17:52 - 6 Janar, 2022

schedule 17:52 - 6 Janar, 2022

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni bën me dije se gjatë orëve të fundit sërish është shënuar një numër i lartë i të infektuarve me Covid .

Gjatë 24 orëve të fundit nga 7.472 testime për koronavirus,  1.725 raste kanë rezultuar pozitiv ndërsa dy persona kanë humbur jetën.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 1.028, Manastir – 148, Prilep – 112, Ohër – 61, Kumanovë – 52, Kavadar – 43, Gjevgjeli – 32, Shtip – 31, Strumicë – 24, Tetovë – 22, Gostivar – 21, Kërçovë – 20, Veles – 16, Koçan – 14, Dellçevë – 13, Krushevë – 12, Strugë – 10, Radovish dhe Vallandovë – 8, Resnjë – 7, Negotinë – 6, Shën Nikollë, Kriva Pallanka, Berovë, Probishtip dhe Makedonski Brod – 4, Kratovë dhe Bogdanci – nga 3, Vinicë, Demir Hisar, Makedonska Kamenica dhe Pehçevë – nga 2, Dibër, Demir Kapi dhe Dojran – nga 1.



Ndërkohë viktimat janë një nga Shkupi 66 vjeç dhe një nga Negotina 76 vjeç. Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 332 persona të shëruar.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me covid 230.265, qytetarë mes të cilëve 214 054 kanë fituar betejën me Covid dhe  8 002 qytetarë kanë humbur jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!