Mbi 17 mijë raste të reja me COVID në Greqi, shënohen 92 viktima

schedule17:06 - 11 Shkurt, 2022

schedule 17:06 - 11 Shkurt, 2022

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 17 656 raste të reja me COVID.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë 92 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që prej fillimit të pandemisë në Greqi në 24 609 në total.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është 512, prej të cilëve 389 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.

Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 395 pacientë ndërsa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 429. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!