Mbi 16 milion persona në të gjithë botën janë shëruar nga koronavirusi deri më tani. Në bazë të të dhënave të pasqyruara në Worldometer, rezulton se 23,586,645 është numri i të infektuarve në të gjithë globin.
Prej tyre, 16,085,961 janë shëruar ndërsa 812,537 të tjerë nuk kanë mundur që të mbijetojnë.
Vendi me më shumë raste të konfirmuara dhe viktima nga Covid-19 është SHBA ku numërohen rreth 5.9 milion të infektuar dhe 180,604 viktima.
Vendi i dytë më i prekur nga pandemia është Brazili ku janë konfirmuar 3.6 milion raste me Covid-19 si dhe 114,772 viktima.
Situata nuk duket aspak e mirë edhe në Indi ku tashmë numërohen 3.1 milion të infektuar dhe 57,692 viktima. /abcnews.al/

