Mbi 13 mijë të larguar nga Nagorno-Karabakh mbërrijnë në Armeni

schedule18:32 - 26 Shtator, 2023

schedule 18:32 - 26 Shtator, 2023

Mbi 13.000 persona që u larguan nga Nagorno-Karabakh kanë arritur në Armeni, thanë zyrtarët, në një eksod masiv që pasoi një ofensivë të Azerbajxhanit që i dha Bakusë kontrollin e plotë të këtij rajoni malor.

Autoritetet në Nagorno-Karabakh, ndërkaq, thanë se të paktën 20 persona janë vrarë dhe pothuajse 300 të tjerë janë plagosur gjatë shpërthimit në një pikë karburanti, teksa qytetarët që po largoheshin nga rajoni për në Armeni po furnizohesh me karburante, shkruan REL.

Shpërthimi, ende i pashpjegueshëm, jashtë kryeqytetit rajonal Stepaankert ndodhi më 25 shtator, në mes të një eksodi gjithnjë e më kaotik.

Bakuja është zotuar se do të trajtojë mirë banorët armenë etnikë që po ikin nga enklava. Nagorno-Karabakh ishte nën kontrollin e armenëve etnikë deri para një jave, por Qeveria armene ka paralajmëruar për një “spastrim të mundshëm etnik”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!