Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbi 11 milionë të vaksinuar kundër COVID-19 në SHBA

schedule11:04 - 15 Janar, 2021

schedule 11:04 - 15 Janar, 2021

SHBA-ja ka raportuar 229 mijë raste të reja me koronavirus dhe 3,769 viktima të enjten, bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins.

Sipas CNN, numri i përgjithshëm i të prekurve në SHBA u rrit në 23 milionë, derisa numri i viktimave është 388 mijë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka bërë të ditur se deri më tani janë shpërndarë 30 milionë doza të vaksinave në vend, derisa të paktën 11.1 milionë doza janë administruar në të gjithë SHBA-në.

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden, ka shpalosur një paketë për ndihmën ekonomike për sa i përket pandemisë në SHBA, në vlerë prej 1.9 trilion dollarë.

SHBA-ja është më e prekura në botë nga koronavirusi, dhe deri më tani ka aprovuar dy vaksina në luftën kundër pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!