Mbi 1000 efektivë në protestë, “Shqiponjat” nën “breshërinë” e sulmeve

schedule16:15 - 28 Mars, 2019

schedule 16:15 - 28 Mars, 2019

Mbi 1000 efektivë u angazhuan në protestën e opozitës, të mbajtur para Parlamentit. Por ndryshe nga herët e tjera, tensionet në nisje të manifestimit u kryen pranë ministrisë se Brendshme.

Protestues e zonës së Astirit bashkë me qytetarë të tjerë tentuan të pengojnë takimin ndërmjet ministrit të Brendshëm të Shqipërisë me homologun e tij Holandes.

Në ndihmë të forcave të rendit erdhën edhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. E  njëjta situatë vijoi edhe para Parlamentit

Disa here u zhvilluan tentativa nga protestuesit për çarë me forcë kordonin e parë të policisë. Për disa momente u krijua kjo gjendje mes manifestuesve dhe uniformave blu. Në drejtim të këtyre te fundit u hodhën kapsolla dhe lëndë piroteknike.

Pas shumë tentativash, protestuesit u tërhoqën duke ndjekur kreun e opozitës Basha me marshimin e heshtjes drejt Ministrisë së Brendshme. Në drejtim të godinës u hodh boje e zezë, duke shprehur inatin e shumë të arrestuarve nga protestat e mëparshme të organizuar nga opozita./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!