Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë bombardimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa nga ajri,” sipas OHCHR.
Në një deklaratë, organi i OKB-së detajoi 1,035 vdekjet e civilëve si “214 burra, 160 gra, 14 vajza dhe 28 djem, si dhe 48 fëmijë dhe 571 të rritur, seksi i të cilëve nuk dihet ende”.
Ai shtoi se të paktën 1,650 civilë janë plagosur që nga fillimi i pushtimit. Në rajonet Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, OHCHR ka regjistruar 311 të vdekur civilë dhe 857 civilë të plagosur.
Në rajone të tjera, duke përfshirë qytetin e Kievit, Cherkasy, Chernihiv, Kharkiv, Kherson, Kyiv, Mykolaiv, Odesa, Sumy, Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk dhe rajonet Zhytomyr, 724 civilë janë vrarë dhe 793 janë plagosur.
“OHCHR beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, pasi marrja e informacionit nga disa vende ku kanë vijuar përplasjet intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit. Bëhet fjalë për Mariupol dhe Volnovakha (rajoni i Donetskut), Izium (rajoni Kharkiv), Sievierodonetsk dhe Rubizhne (rajoni i Luhansk) dhe Trostianets (rajoni Sumy), ku ka pretendime për viktima të shumta civile, “tha ai. /abcnews.al/