Mbi 100 viktima 24 orët e fundit, rritet numri i viktimave nga koronavirusi

schedule07:33 - 14 Shkurt, 2020

schedule 07:33 - 14 Shkurt, 2020

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë. Deri më tani kanë humbur jetën një mijë e 383 gjatë 24 orëve të fundit dhe janë infektuar mbi 64 mijë të tjerë.

Ndërkohë Kina raportoi një tjetër rritje të madhe të numrit të të infektuarve në epiqendrën e shpërthimit të virusit.

Po ashtu, më shumë se 100 persona janë konfirmuar të vdekur nga virusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, në provincën Hubei të Kinës – duke rritur numrin global të vdekjeve në Autoritetet shëndetësore kineze konfirmuan 5  mijë e 90 raste të reja në të gjithë vendin.

Sistemi shëndetësor në Hubei, veçanërisht në kryeqytetin Ëuhan, ku filloi shpërthimi, po lufton për të trajtuar fluksin e pacientëve, madje edhe me ndihmën e disa spitaleve të ndërtuara me qëllim të përkushtuar për trajtimin e Covid-19. Autoritetet provinciale thanë se ka arritur në një mijë e 685 numri I personave të cilët janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa më shumë se 6.723 pacientë në Kinë janë rikuperuar dhe janë shkarkuar që prej fillimit të shpërthimit./abnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!