Nëntë persona që ishin të punësuar në sallën e dasmave, ku mbi 100 njerëz persona humbën jetën pas shpërthimit të një zjarri janë arrestuar. Sipas informacioneve janë lëshuar dhe urdhër-arreste edhe kundër 4 punonjësve të tjerë.
Autoritetet thanë se arsyet e tragjedisë ishin “mungesa e masave dhe të sigurisë, materialet e ndezshme të përdorura dhe me sa duket një fishekzjarre.”
??Video shows moment fire breaks out at wedding in Iraq, killing at least 114 people, death toll continues to rise #iraqWeddingFire pic.twitter.com/ikjio6Gl28
— Attentive Media (@AttentiveCEE) September 27, 2023
Kryeministri i Irakut ka shpallur tre ditë zie kombëtare.
Numri i viktimave mund të rritet, ndërsa deri më tani janë konfirmuar mbi 100 të vdekur dhe 150 të plagosur.
/abcnews.al