Mbi 100 persona u paraqiten në spitalin e Bulqizës me shenja helmimi/ Dalin analizat e ujit të pijshëm

schedule19:36 - 8 Korrik, 2024

schedule 19:36 - 8 Korrik, 2024

Qytetarë të shumtë janë paraqitur në spitalin e Bulqizës me probleme shëndetësore, si të vjella dhe dhimbje barku.

Fillimisht, u dyshua se kishte lidhje me ujin e pijshëm, mirëpo mjeku Shahin Kaja në një intervistë për “ABC News” e mohoi.

Tashmë, kanë dalë rezultatet e analizave të ujit dhe ka rezultuar pa ndotje bakterologjike.

Si pasojë, uji është i përshtatshëm për përdorim. Kjo vërteton që shkak i paraqitjes së qytetarëve në spital nuk është uji i pijshëm, por janë virozat e përhapura.

Rezultatet e analizave

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!