Mbi 100 milionë persona janë shëruar nga koronavirusi në të gjithë botën

schedule10:00 - 23 Mars, 2021

schedule 10:00 - 23 Mars, 2021

Mbi 100 milionë persona në të gjithë botën janë shëruar nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Më konkretisht, sipas të dhënave të pasqyruara në Worldometer, në bazë të shifrave zyrtare të publikuara nga vetë shtetet, numri i personave që janë shëruar nga Covid-19 është 100,322,815.

Ndërsa, që nga nisja e mbajtjes së shifrave zyrtare e deri më sot, numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën rezulton të jetë 124,337,523. Prej tyre, 2,7 milionë qytetarë nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë sëmundjes.

Shteti me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara, duke mbajtur parasysh edhe numrin e madh të popullsisë, është SHBA ku numërohen 30,6 milionë të infektuar, prej të cilëve nuk kanë mundur që të mbijetojnë 555,945 persona.

Vendi i dytë me numër të lartë të infektuarish është Brazili ku numërohen 12,05 milionë raste pozitive dhe 295,685 raste fatale. E radhës vjen India me rreth 11.7 milionë të infektuar dhe 160,200 viktima.

Në këtë listë, Shqipëria radhitet e 81-ta, me 121,544 raste të konfirmuara, 2,145 viktima dhe 85,846 të shëruar. sb/abcnews.al/