Më shumë se 1.5 milion kafshë kanë ngordhur për shkak të thatësirës në Bririn e Afrikës. Gjithashtu thatësira ka kufizuar prodhimin e drithërave, ndërkohë sipas një zyrtari të lartë të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, vendi është në prag të katastrofës.
Zyrtarët e Programit Botëror të Ushqimit theksuan gjithashtu se 13 milion persona vuajnë nga uri- në krizën më të keqe që nga viti 1981.
Si rezultat, OKB-ja ka kërkuar 327 milionë dollarë për të përmbushur nevojat urgjente të 4.5 milionë njerëzve gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
/abcnews.al