Mbi 1 miliard euro nga emigrantët/ BSH: Shifër rekord për vitin e kaluar, 12.5 përqind më shumë se në 2023

schedule14:33 - 26 Mars, 2025

schedule 14:33 - 26 Mars, 2025

Shqiptarët që punojnë dhe jetojnë jashtë Shqipërisë kanë sjellë më shumë të ardhura pranë të afërmve të tyre.Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se  përgjatë vitit  të kaluar remitancat  kanë arritur në 1 miliard e 45 milionë euro. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë, dhe në raport me vitin 2023  rezulton 116 milionë euro më tepër.

Por dërgesat e emigrantëve janë edhe më të larta, nëse vlerësojmë edhe miliona euro që vijnë në vend cash, sidomos në periudhën e verës  kur emigrantët kthehen në vend për pushime apo festa të ndryshme.

Tre muajt e fundit të vitit 2024 kanë shënuar rekord të të ardhurave nga emigrantët, me rreth 272 milionë euro dërgesa. Kjo  rezulton se  është më e larta që nga viti 2008, me një rritje prej 8.2%  krahasuar me të njëjtën periudhë.

Remitancat janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave  për një numër të konsiderueshëm familjesh. Po ashtu të ardhurat e emigrantëve vlerësohen si një ndër faktorët që ndikojnë direkt në dobësimin e monedhës europiane në vendin tone.

Në Shqipëri, një në katër familje marrin para nga emigrantët që rezultojnë se  janë burimi I rëndësishëm I të ardhurave .Nga të dhënat  rezulton se janë gjithsej 220 mijë familje që jetojnë me këto të ardhura, në pamundësi të një burimi tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!