Familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit në Kombinat kanë gati 1069 apartamentet e tyre të reja.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” disa foto nga këto apartamente, duke treguar se janë me ashensor, parkingje dhe hapësira çlodhëse.
Ai ka theksuar shumë shpejt do të hidhet shorti për t’i dorëzuar çelësat në dorë secilit kryefamiljar.
“Në Kombinat janë gati 1069 apartamente për 1069 familje që do gëzojnë shtëpitë e tyre të reja, me ashensor, parkingje dhe hapësira çlodhëse. Shumë shpejt do të hidhet shorti për ti dorëzuar çelësat në dorë secilit kryefamiljar”, ka shkruar Rama./abcnews.al