Borshi është një nga fshatrat më të populluar gjatë stinës së verës. Vija bregdetare, uji i pastër dhe ushqimet radicionale e bëjnë atë tërheqës për turistët shqiptarë dhe të huaj. Por ashtu si kudo në Shqipëri, edhe Borshi nuk i ka shpëtuar sëmundjes së hedhjes së mbetjeve vend e pa vend.
Përroi kryesor i këtij fshati është kthyer në një vendgrumbullim mbetjesh. Megjithëse koshat janë fare pranë me përroin, përsëri ata janë bosh, dhe mbetjet kanë pushtuar rrugët e fshatit.
Gjatë shirave të rrëmbyeshëm të pranverës, ky përrua do t’i çojë drejt e në det mbetjet e hedhura nga pakujdesia e banorëve apo turistëve, duke ndotur kështu një nga plazhet më të bukura në vend, të pa shkatërruar ende nga ndërtimet e shumta.
Klan Plus