Mbetjet e Kurum/ Rama: Po luhet me nervat dhe ndjeshmërinë e shqiptarëve! Hetimi do japë përgjigje konkrete

schedule10:39 - 12 Shtator, 2024

schedule 10:39 - 12 Shtator, 2024

Rama: Që në sinjalizim agjencitë i kanë konsideruar dyshimet me vullnetin për të hetuar në bashkëpunim me organet europiane. Ndërkohë që Prokuroria dhe OLAF vijojnë të hetojnë goja e politikës së urrejtjes ka ngritur akuza dhe ka caktuar fajtorët. Si gjithnjë akuzat janë ekstreme dhe fajtorët janë kriminelët e regjimit imagjinar me mua në krye që me këtë rast jam vënë në akuzën 1315. Duke llogartiur se ajo gojë shumëtellallshe merret me mua nga dita që hyra në politikë më është si rregull një akuzë në javë. Kam kohë që nuk merrem me akuzat dhe tellallët e gojës së hapur së fundmi edhe në formën e një shtatëpenxhereje në katin e tetë.

E kam bërë në gjuhë të huaja kohët e fundit, kur mbetjet toksike të gojës epike janë eksportuar jashtë, sic ndodhi me programin skifoz të RAI 3, por jo vetëm ku unë nuk dola për të mbrojtur veten në Itali, por për të mbrojtur nga helmi i asaj shqiptarët e Italisë dhe dinjitetin e Shqipërisë. Mjaftohem me paditë në gjykatë ku deri tani goja shtatëpenxherëshe me gjithë disa tellallë të zellshëm të saj këtu janë hspallur shpifës dhe gjyqet vijojnë. Por duke qenë se këtu luhet jo me mua, por me nervat  dhe ndjeshmërinë njerëzore të shqiptarëve që tani po u flitet për Shqipërinë si një gropë mbetjesh të rrezikshme nga ku po dëmtohet edhe shëndeti i Kinës, kam detyrimin të sjell disa fakte të thjeshta, por vetëm hetimi mund të japë një përgjigje konkrete dhe përfundimtare për këto dy raste.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!