Mbetjet e kthyera të Kurum/ Kumbaro: Do bëhen analiza në 3 laboratorë jashtë vendit

schedule15:26 - 8 Nëntor, 2024

schedule 15:26 - 8 Nëntor, 2024

Në një kohë që kontenjerët  me mbetje janë zbritur në portin e Durrësit,kampionë prej tyre do të dërgohen në tre laboratorë të huaj për ti analizuar.

Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro tha se në asnjë document nuk përcaktohet që mbetjet janë toksike.

Sipas Ministres së mjedisit gjithçka në lidhje me këtë çështje është në dorë të drejtësisë ndërsa sqaroi se vendi ku do depozitohen ato  do mbikqyren nga policia

Prokuroria urdhëroi mbajtjen e 102 kontejnerëve në një vend të sigurt, larg nga zonat e banuara dhe me kushte sigurie fizike dhe shëndetësore, ndërsa paralelisht po kryhen hetimet dhe analizat e nevojshme.

Kontejnerët me mbi 2 mijë ton mbetje nga djegia e hekurit dhe çelikut u nisën nga Porti i Durrësit që nga data e 4 gusht me destinacion final Tajlandën.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!