Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbetjet e Kosovës dhe Maqedonisë mbërrijnë në liqenin e Fierzës

schedule15:06 - 22 Prill, 2019

schedule 15:06 - 22 Prill, 2019

Në pranverë dhe në vjeshtë kur ka prurje të shumta në liqenin e Fierzës, ujëmbledhësi pushtohet nga mbetjet e ndryshme. Të gjitha mbeturinat që vijnë nga Drini i Bardhë dhe Drini i Zi shkarkohen aty. Përballë kësaj situate bashkia e Kukësit ndihet e pafuqishme për të pastruar sipërfaqen ujore të liqenit.

Mbetje plastike, qese plastmasi, drurë e deri mbetje spitalore, është panorama që të ofron sot Liqeni i Fierzës.

Varkat e peshkimit përpiqen të nxjerrin rrjetat e ngatërruara mes mbetjesh, ndërsa disa të tjerë e kundrojnë pamjen në breg të liqenit.

Në dy periudhat e vitit në pranverë dhe në vjeshtë ka prurje të shumta në liqenin e Fierzës.

Drin i Bardhë e Drin i Zi, dy lumenjtë kryesorë që e furnizojnë liqenin marrin me vete ç’të gjejnë përpara. E në fakt, të dy lumenjtë burimet dhe pjesën më të madhe të shtratit të tyre e kanë jashtë territorit të Shqipërisë e që përshkojnë qytete të tëra të Kosovës si Peja, Deçani, Istogu, Gjakova e rrethinat e Prizrenit.

Një popullsi që kalon thuajse gjysmë milionë banorë, pa llogaritur Drinin e zi që kalon në Maqedoninë e Veriut. Në Kukës e kanë të pamundur të menaxhojnë situatën.

Qofte bashkia apo institucionet e tjera nuk kanë kapacitete për pastrimin e sipërfaqes ujore. Edhe pse është ndërhyrë në raste të tilla, problemi mbetet i pazgjidhur.

Gazetar ABC News: Bujar Muçmata

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!