Mbeti jashtë Euro 2024, Maddison: Jam i shkatërruar, por respektoj vendimin e trajnerit

schedule10:21 - 8 Qershor, 2024

schedule 10:21 - 8 Qershor, 2024

James Maddison është një nga mungesat e Anglisë në Euro 2024. Gareth Southgate vendosi ta linte jashtë listës bashkë me Jack Grealish (City), vendime të cilat e cilësoi tepër të vështira dhe të dhimbshme.

Mesfushori i avancuar i Tottenhamit, nuk e fshehu zhgënjimin e madh për humbjen e pjesëmarrjes në Euro 2024. Kompeticion që do të zhvillohet në tokën gjermane në periudhën 14 qershor-14 korrik.

“Jam i shkatërruar! U stërvita mirë dhe punova shumë gjatë gjithë javës. Por nëse dua të jem i sinqertë me veten, forma ime me Spurs pas kthimit nga lëndimi në gjysmën e dytë të sezonit ndoshta nuk ishte në nivelet që prisja.

Mendoj se një gjë e tillë ndikoi që trajneri të merrte vendimin për të mos më grumbulluar. Gjithsesi, unë ende shpresoja se do të kishte vend për mua në një ekip prej 26 lojtarësh, sepse ndjej se sjell diçka ndryshe.

Gjithashtu kam qenë një shtyllë e rëndësishëm gjatë gjithë eliminatoreve. Por më duhet ta respektoj vendimin e trajnerit. Do të kthehem sërish në Kombëtare, nuk kam dyshime.

U uroj shokëve gjithë fatin e botës në Gjermani. Anglia ka një grup të jashtëzakonshëm dhe djem që i konsideroj disa prej miqve të mi më të mirë. Shpresoj që kupa të rikthehet në shtëpi”, u shpreh Maddison./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!