Policia Kufitare e Vlorës ka ndihmuar një turist zvicerian i cili mbeti i bllokuar në gjirin e Shën Andreas në Karaburun, pasi humbi orientimin në këtë zonë.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë të mundur lokalizimin e turistit nga Zvicra, dhe më pas e kanë shoqëruar atë, në Dhërmi, me mjetin e Policisë Kufitare.
Turisti zvicerian është në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al