U bllokuan në Jezercë, angazhohet helikopteri i Forcës Ajrore për të shpëtuar 6 kosovarët

schedule21:19 - 25 Qershor, 2020

schedule 21:19 - 25 Qershor, 2020

Gjashtë qytetarë nga Kosova mbetën të bllokuar prej orësh në malin e Jezercës. Për të shpëtuar grupin në fjalë u angazhua një helikopter i Forcës Ajrore.

Operacioni nga ajri njoftohet të ketë nisur rreth orës 19.00. Njoftohet po ashtu se turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan shëndoshë e mirë në Theth.

Operacioni i Forcës Ajrore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përfundoi me sukses. /abcnews.al/