Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mbetën me skaf në mes të detit, Roja Bregdetare shpëton tre të rinj në Vlorë

schedule09:16 - 3 Korrik, 2021

schedule 09:16 - 3 Korrik, 2021

Tre persona janë shpëtuar mbrëmë nga Roja Bregdetare pasi mbeten në det në afërsi të gjirit të Gramës. Tre të rinj kishin marrë skafin rreth 7 metra me dy motorra.

Siç raporton gazetari Elton Nika, të rinjtë dolën në orën 18:00  dhe rreth orës 20:30 pësuan defekt të dy motorrat.

Ata kanë lajmëruar Rojet Bregdetare, të cilët u nisen dy nga Sazani dhe Pashalimani ku rreth orës 00:30 arritën në kontakt me tre të rinjtë të cilët kishin mbetur ne det. Pas operacionit ata arritën të lidhnin skafin e tyre duke i tërhequr ne breg të detit në orën 03:00. g.v/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!