Rezultati final i zgjedhjeve i publikuar sot nga KQZ, la përfudimisht jashtë Kuvendit Nismëm e Fatmir Limajt në Kosovë.
Ndërkohë, duket se ky rezultat nuk është pranuar nga kjo forcë plitike.
Ministri i Tregtisë në detyrë, Endrit Shala nga Nisma për Kosovën ka folur në konferencën për teksa ka thënë se KQZ ka shpallur rezultatet të fabrikuara.
“KQZ ka shpallur rezultate të fabrikuara, duke numëruar pako me zarfe që nuk dihet se ku e kanë origjinën, pako me zarfe të mbledhura diku në Serbi nga persona të paautorizuar dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi”, ka thënë Shala
Më tej ai ka thënë se KQZ votat nga Serbia i ka kontrabanduar në QNR.
“Votat nga Serbia të sjella në Kosovë nga persona të paautorizuar, KQZ i kontrabandoi në QNR duke i futur në rezultatet e përgjithshme”, tha Shala.
Shala u shpreh se me votat e rregullta në bazë të ligjeve në fuqi koalicioni NISMA-AKR-PD ka kaluar pragun.
“Nisma dhe koalicioni ynë është mbi 5 % me votat e rregullta dhe sipas ligjit. Askush në një vend të lirë dhe demokratik nuk duhet që me veprime të paligjshme të ju marrë të drejtën e përfaqësimit të tyre në parlament 42 mijë qytetarëve”, deklaroi ai.
Ministri i Tregtisë në detyrë u shpreh se sot do të paraqesin ankesë në institucionet të cilat janë të parapara me ligjet në fuqi./abcnews.al