Mbeten ende mister autorët e vrasjes së gazetarit në Sllovaki

schedule12:49 - 3 Mars, 2018

schedule 12:49 - 3 Mars, 2018

Policia sllovake ka liruar 7 të ndaluarit që dyshoheshin se ishin përfshirë në vrasjen e gazetarit investigativ, Jan Kuciak. Ky I fundit u ekzekutua në shtëpinë e tij, ndërsa po punonte për një artikull për lidhjet e mafias italiane me zyrtarët e qeverisë.

Autoritetet sllovake liruan të shtatë personat e ndaluar në lidhje me vrasjen e një gazetari ivestigavit. Kjo është konfirmuar nga një zëdhënëse e policisë. Agjentët arrestuan të dyshuarit të enjten në një hetim për vrasjen e Jan Kuciak dhe të dashurës së tij, të cilët u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre fundjavën e kaluar. “Gjatë kohës ligjore – 48 orë – policia kontrolloi dhe kërkoi faktet e nevojshme për një aktakuzë. Pas 48 orësh, personat u liruan nga paraburgimi”, tha zëdhënësja e policisë Denisa Baloghova.

Vrasja e Kuciak, puna e të cilit u përqendrua kryesisht në lidhjet midis biznesmenëve dhe politikanëve sllovakë, është e para e një gazetari në këtë shtet. Mijëra marshuan në Bratislavë dhe qytete të tjera sllovake, duke kërkuar veprim të shpejtë në përgjigje të një vrasjeje që tronditi vendin dhe tronditi qeverinë e saj. Kuciak ka investiguar lidhjet e dyshuara të mafias me biznesmenët italianë në Sllovakinë lindore.

Artikulli i tij i fundit i papërfunduar u botua pas vdekjes nga mediat sllovake dhe ndërkombëtare. Një nga personat e përmendur në raportin e Kuciak, i cili hetoi për abuzimin e mundshëm të subvencioneve të Bashkimit Europian dhe mashtrimeve të tjera, kishte lidhje në të kaluarën me njerëz që punonin për zyrën e Kryeministrit Robert Fico. Lidhur me vrasjen, partnerët e koalicionit kërkuan nga shefi I qeverisë që të shkarkojë disa zyrtarë të lartë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!