Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbështetje nga Austria për vijimin e reformës në drejtësi

schedule12:40 - 28 Gusht, 2018

schedule 12:40 - 28 Gusht, 2018

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pati një takim me homologun e saj austriak Josef Moser, në Alpbach të Austrisë. Në qendër të diskutimeve ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit midis dy vendeve, ecuria e reformës në drejtësi, bashkëpunimi në forcimin e luftës kundër korrupsionit si dhe organizimi për herë të parë në Shqipëri i Forumit Ministror BE – Ballkani Perendimor për çështjet e drejtësisë dhe punëve të brendshme në Tetor 2018.

Ministri Moser vlerësoi nismat e Shqipërisë për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Ai u shpreh që Austria do të jetë gjithmonë një partnere në krah të Shqipërisë për mbështetjen në zbatimin e reformave të ndërmarra nga Shqipëria. Në fund të takimit, ministri Moser shprehu gatishmërinë e tij dhe të ministrisë që ai drejton për të bashkëpunuar dhe asistuar Ministrinë e Drejtësisë në Shqipëri me çdo program mbështetje teknike për forcimin e kapaciteteve të ministrisë në reformat e ndërmarra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!