TIRANË- Hapja e bizneseve apo ideja për t’i krijuar ato duket se nuk e kanë mbështetjen e mjatftueshme nga shteti. Rezart Lahi nga shoqata “E-commerce”, tha se është shumë e vështirë që koncepti i “start up-ve” të kuptohet siç duhet nga shtetit.
Gjatë intervistës në emisionin “Sheshi i Dollarit” në Abc News, Lahi theksoi se përmes kësaj mund të krijohen jo vetëm kompani të reja në vetvete, por ato mund të shërbejnë si potencial i madh ekonomik brenda e jashtë vendit.
“Problematika e start up-ve është që në shumë vende është shumë e vështirë të menaxhohet dhe kuptohet nga shteti koncepti i start up-ve, sepse nuk janë vetëm kompani të reja, por janë kompani që kanë potencialet për t’u zhvilluar jashtëzakonisht shumë dhe në një kohë të shkurtër mund të arrijnë miliona euro vlerësim”, theksoi ai.
Ai theksoi se shtetit duhet t’ mbështesë idetë e reja, por pjesa e “hidhur” në këtë histori është mungesa e transparencës. Lahi theksoi se duhet të këtë raporte për të treguar se cili ka qenë përfitimi real nga fondet që ka dhënë shteti shqiptar për “start up-et”.
“Si nisma janë pozitive dhe patjetër ka ardhur momenti që të ketë iniciativa dhe të mbështetet nga shteti, por duhet pasur parasysh që mos të ketë fonde të shpërndara tek të njëjtët persona. Për çdo raund shpërndarje të ketë transparencë e fondeve tona. Duhet transparencë për të parë se sa janë kthyer këto fonde. Nuk kemi llogaridhënie mbi performancës pas dhënies së fondeve”, shtoi ai.
Ai tha se krahas raporteve, të cilat duhet të publikohen në çdo gjashtë muaj, duhet thelluar bashkëpunimin ndërmjet sektorit publik dhe atij privat.
“Çdo nismë publike duhet t’i prezantohet në çdo gjashtë muaj, të ketë një bilanc me shifra. Nuk kemi të dhëna se si ka performuar kjo gjë dhe çfarë ka fituar shteti nga kjo. Ne do kishim qenë për një ndërthurje midis sektorit privat dhe shtetëror jo vetëm në shpërndarjen këtyre fondeve, por edhe në ndjekjen për mënyrën se si përdoren këto fonde”, tha ai./ n.m.abcnews.al