Presidenti amerikan Joe Biden pritet që të flasë pasditen e së mërkurës me homologun amerikan Volodymyr Zelensky. Lajmin e bën të ditur një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Telefonata është planifikuar për në orën 10:45 të paradites (4:45), dhe do të diskutohet për “mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën përballë agresionit rus.”
Kujtojmë se biseda telefonike bëhet një ditë pasi Biden dhe zyrtarë të tjerë amerikanë shprehën kujdes ekstrem ndaj sinjaleve që Rusia po zvogëlon operacionet e saj ushtarake pranë Kievit. Pentagoni deklaroi të martën se nuk ka tërheqje të trupave ruse, por vetëm riorganizim.
SHBA po pret të shohë shenja më të forta të de-përshkallëzimit përpara se të bëjë një vlerësim rreth synimeve të Moskës. /abcnews.al/