Mbështetja financiare/Peleshi dëgjesë me fermerët në Gjirokastër

schedule13:03 - 3 Mars, 2018

schedule 13:03 - 3 Mars, 2018

Qeveria vijon fushatën informuese për skemën kombëtare për mbështetjen financiare ndaj fermerëve. Ministri Peleshi ishte në Gjirokastër, ku takoi fermerët që pjesë të aktivitetit te tyre kanë kryesisht kulturat arrore.

Gjirokastra ishte ndalesa e radhës ku ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi vijoi me fushatën informuese për mbështetjen financiare ndaj fermerëve.

Sipas ministrit Peleshi skeme kombëtare ofron mundësi për rritje dhe zgjerim te aktivitetit, sidomos për zonën e Gjirokastrës, e cila ka një reliev dhe toka të përshtatshme për kultivitimin e arrës, gështenjës, lajthisë etj.

“Ne japim deri në 3 milionë lekë të vjetra për hektar plus 2 milionë lekë për hektar për ujitjen, pra rreth 5 milionë lekë për hektar në qoftë se është një grupim fermerësh, apo një fermer që investon në një fermë më të madhe se 5 hektarë, kjo rritet me 25 %, mbi 10 hektarë rritet me 50%”

Peleshi sqaroi dhe lidhur me  atë çfarë synohet të arrihet përmes kësaj skeme financiare.

“Kemi një formulë në Skemë që inkurajon bashkimin e fermerëve, krijimit i të ashtuquajturave Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor apo grupimeve të fermerëve në një shoqatë, sepse vetëm përmes kooperimit, ne mund të ulim kostos e prodhimit, të rritim produktivitetin dhe ta bëjmë kokurruese bujqësinë. “

Thirrja për fermerët që të aplikojnë në këtë skemë ka nisur që në 28 shkurt dhe do të qëndrojë e hapur për një muaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!