Mbrëmjen e sotme në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC Neës u komentua edhe mbështetja e vazhdueshme e Britanisë ndaj Ukrainës. Eksperti Artur Meçollari tha se Britania e Madhe ka qenë gjithmonë në krah të SHBA sa i përket qëndrimit që kanë mbajtur për luftën në Ukrainë.
Të njëjtin mendim ndau edhe eksperti Endri Hide, i cili shtoi: “Britania sapo ka dalë nga Brexit dhe ka pasur për një rivlerësim të pozites së saj si një fuqi e madhe më vete dhe për këtë ka shërbyer SHBA. Britania ka nevojë që në këtë lojë të madhe që po ndodh sot për rishpërndarjen e fuqisë së madhe në sistemin ndërkombëtar, Britania ka nevojë që të dalë si një fuqi. Dhe këto lëvizje si edhe mbështetja që po i jep Ukrainës, edhe ushtarake, politike, ekonomike, kanë treguar se është gati për të marrë pozitën e saj relative në shpërndarjen e fuqisë në sistemin ndërkombëtar.”
Ndërkohë, kolonel Dritan Demiraj shtoi se Britania e Madhe po tenton që të rivitalizojë pocizionin e vet në rendin e ri botëror
“Britania po përpiqet të rivitalizojë pocizionin e vet në rendin e ri botëror. Së dyti, ka interesa të mëdha në Ukrainë dhe së treti, nëse e njihni historinë që nga 1917, edhe në vazhdimësi, dy janë ato të cilët konsiderohen nga politika e jashtme ruse si kundërshtari i madh janë SHBA dhe Britania e Madhe. Nëse e analizojmë më kujdes Britania konsiderohet shumë më armiqësore sesa SHBA në raport me Federatën Ruse.“, tha Demiraj./abcnews.al