Mbështetësit e Berishës para selisë, Minarolli: Hera e parë që një parti lë jashtë anëtarët e saj

schedule11:19 - 7 Janar, 2022

schedule 11:19 - 7 Janar, 2022

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berishës edhe këtë të premte nuk kanë arritur që të futen brenda selisë blu.

Komisioni i Rithemelimit me një pjesë të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar është paraqitur sot para selisë blu për tu futur në ambientet e godinës, por sërish e kanë pasur të pamundur që të futen në ambientet e saj për shkak se dyert janë të mbyllura.

Ato fillimisht kanë ndaluar në derën kryesore të selisë blu dhe kanë tentuar ta hapin, por ajo ka qenë e mbyllur.

Prej dy ditësh anëtarë të forumit, deputetë dhe anëtarë të kuvendit kombëtar kanë arritur që të hyjnë por selia është e mbyllur. Është hera e parë që një parti në opozitë ka mbyllur dyert dhe nuk lejohet hyrja brenda. Është për të ardhur keq sesi një parti që flet për të ardhmen është e mbyllur”, ka thënë Ervin Minaroli.

Ndërkohë  një tjetër mbështetëse ka bërë me dije se në këtë seli tashmë nuk mund të përgatitet asnjë aksion në qeverinë Rama, ku dyert janë mbyllur edhe për vetë demokratët.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!