Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se rasti i Lushnjes, ku një mbështetës i PD tentoi blerje vote, nuk është i vetmi.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se priten arrestime të tjera për blerje votash në flagrancë nga policia.
“Është diskutuar, ne kemi deklarata politike. Ka qenë vetë personi që ka denoncuar në polici. I ka dhënë kartën e identitetit, kur të vijë fleta e votimit, do të jap lekët. Në rastin konkret, është një kartë identiteti. Është kapur për këtë kartë. Pastaj ka bërë kallëzim, policia ka thirrur prokurorinë e Fierit. Kanë bërë kontrollin e banesës. Ka vendosur të kalojë në SPAK. Priten arrestime të tjera në flagrancë, është policia që po i bën. Ka indicie, shitblerje të rrugës, policia ka informacione. Edhe në rastin e Lushnjes, personat që kanë bërë hetimet, janë drejtues të PD në zonat e Lushnjes. SPAK, i takon me kompetencë hetimi i kësaj çështje, por edhe hetimi i thelluar. Menjëherë, nuj janë çuar letrat në Tiranë, por po merren 3 prokurorët e SPAK në Fier. Edhe në deklarimin e personit, e ka pranuar që ka dashur të blejë votën. Por mund të ketë diçka më të madhe”, theksoi ai./abcnews.al