Mbështet Bashën apo Berishën, si përgjigjet Astrit Patozi: Do zë hundët

schedule20:47 - 20 Janar, 2022

schedule 20:47 - 20 Janar, 2022

Astrit Patozi, i ftuar në “Radarin Informativ”, ka komentuar konfliktin brenda Partisë Demokratike. I pyetur se cilën mbështet në këtë përplasje, kreun aktual të PD-së Lulzim Bashën apo ish liderin Sali Berisha, Patozi është shprehur se nuk është simpatizant i asnjërit prej tyre. Megjithatë Patozi ka theksuar se kur bëhet fjalë përballë Edi Ramës, më së miri mbështet opozitën.

“Mes Bashës dhe Berishës nuk zgjedh asnjërin. Do zë hundët dhe do e pranoj si opozitë të bashkuar. Por mes Edi Ramës dhe tyre më mirë zgjedh opozitën. Nuk më takon” tha Patozi.

“Beteja e sotme është selia e PD. Ka vlerë. Se Sali Berisha edhe nëse ka shumicë dërrmuese në 6 mars, prapë juridikisht PD e ka të vështirë që ta pushtojë. Mbështetësit e tij janë ndarë nga Basha me betejë fizike dhe duan një trofe. Ku po shkojnë. Sali Berisha e ka të nevojshme tu japë diçka atyre. Po pastaj përtej 6 marsit? U kam sugjeruar që të pranojnë të ndahen.” ka shtuar ai.

Për Patozin, nëse në PD nuk bashkohen forcat atëherë i humburi është Sali Berisha.

“Kjo do prodhoj dy parti. Se Meta e Nano ditën që të ndahen në kohë. Vota ka rrjedhur tani ku këta ishin bashkë dhe nuk fituan dot. Pra problemet e brendshme që sot ishin në sipërfaqe kanë pasur rolin e tyre edhe në 25 prill. Sot nuk kanë cfarë të ruajnë. Tani duhet të mbyllin këtë betejë të ribashkohen. Nëse nuk e bëjnë vetëm Berisha është i humbur. Se Berisha sot është në rrugë. Fakti që Meta e njeh si përfaqësues të opozitës nuk e ndihmon. “tha Patozi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!