Mbërrin “Superhëna”

schedule13:59 - 19 Shkurt, 2019

schedule 13:59 - 19 Shkurt, 2019

Hëna e mbrëmjes së 19 Shkurtit do të jetë më e shndritshmja dhe më e madhja e këtij viti. Ajo që e bën shumë të veçantë është fakti se hëna do të gjendet pikërisht në pikën e orbitës së saj më pranë tokës.

Superhëna më spektakolare e 2019-s do të mbërrijë të martën e 19 Shkurtit duke u shfaqur në qiell më e shndrritshme në krahasim me një hënë të plotë normale. Fakti që e bën aq të veçantë është fakti se hëna do të gjendet pikërisht në pikën e orbitës së saj më pranë tokës.

Edhe pse “Superhëna” nuk është një term shkencor, hëna do të duket dhe 7 për qind më e madhe se zakonisht. Hëna përshkon rreth Tokës një orbitë shumë të shtypur, në të cilën çdo muaj prek distancën minimale dhe atë maksimale.

Kjo e 19 Shkurtit është “Superhëna” e dytë e viti 2019, pas asaj që rastisi me eklipsin mes 20 dhe 21 Janarit që u cilësua si agim i “Hënës së kuqe”. Ndërsa “Superhëna” e ardhshme do të jetë në 21 Mars. Astrologët bëjnë apel që të gjithë të kenë aparatet fotografik gati pasi ky është një rast për të mos u humbur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!