Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, aty ku do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik, për të diskutuar mbi ndryshimet kushtetuese që iu mbivendosën marrëveshjes së 5 qershorit.
Kryeministri u shfaq me maskë, ndërsa nuk dha asnjë prononcim për gazetarët. Rama do të jetë në këtë tryezë për herë të parë për të diskutuar për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, ku ai ka propozuar lista të hapura dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
LEXO EDHE: Në tryezë edhe Rama, zbardhen çështjet që do diskutohen sot në Këshillin Politik
Në mungesë të kryetarit të PD, Lulzim Bashës, në tryezë do të jetë i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve Gazment Bardhi.
Tryeza e Këshillit Politik ka filluar punën, ndërsa anëtarët shihen se janë të pajisur me maskë.
/abcnews.al