Mbërrin përgjigja: Ish-gjyqtari është dënuar për vjedhje

schedule15:30 - 8 Janar, 2019

schedule 15:30 - 8 Janar, 2019

Përgjigja e mbërritur nga Italia pas letërporosisë së dërguar nga Prokuroria e Tiranës konfirmon se ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, ka qenë i dënuar nga drejtësia italiane për vjedhje. Organi i akuzës së kryeqytetit nisi hetimet për këtë çështje pas paraqitjes së Thanzës para KPK-së për Vettingun verën e 2018-s. Në këtë proces doli në pah nga ONM, një dënim në Itali, të cilin ai nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Përpara KPK-së ai deklaroi se aktin e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për nipin e sëmurë që po kurohej nga një sëmundje e rëndë në Itali. Por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë. Pas mbërritjes së përgjigjes së letërporosisë, Prokuroria pritet të vendosë për dërgimin e çështjes në gjyq me akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!