Ferrari ka zbuluar versionin e konvertueshëm të SF90 Stradale, që quhet SF90 Spider. Modeli mundësohet nga një motor me benzinë V8 turbo me 4.0 litra, i cili bashkohet me tre motorë elektrikë dhe që gjeneron 989 kuaj fuqi. SF90 Spider mund të arrijë deri në 100 km/orë për 2.5 sekonda dhe me një shpejtësi maksimale prej 340 km/orë.
Ekzistojnë katër mënyra lëvizjeje dhe me atë eDrive, bateria 7.9 kwh i jep SF90 Spider një diapazon elektrik prej 25 km/orë. Pjesa e përparme është pothuajse identike me Coupe. Kompania pretendon se SF90 Spider është vetëm 0.5 sekonda më i ngadaltë se Stradale që e bën atë 0.2 sekonda më të shpejtë se LaFerrari.
Ashtu si me të gjitha Ferrari-t e tjerë, hibridi i parë i kompanisë vjen së bashku me një plan mirëmbajtjeje shtatë vjeçare. SF90 Spider është planifikuar të mbërrijë në tremujorin e tretë të vitit 2021 dhe pritet të kushtojë rreth 10 përqind më shumë se Stradale, i cili ka aktualisht një çmim prej 507.300 dollarësh. /abcnews.al