Mbërrin në Shqipëri makineria moderne “Tamping”, Balluku: Punimet për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas, në një fazë të re

schedule10:45 - 16 Tetor, 2024

schedule 10:45 - 16 Tetor, 2024

Ka mbërritur në Shqipëri makineria moderne “Tamping”, një makineri vetëlëvizëse e montuar në hekurudhë që pritet t’i japë një hov punimeve për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku, nëpërmjet një reagimi në Facebook shprehet se punimet në këtë linjë kanë hyrë në një fazë të re.

Gjithashtu shton se linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas do të jetë një linjë tërësisht elektrike, me një impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në vend.

Reagimi:

Mbërrin në Shqipëri makineria moderne, e cila do t’i japë një hov më shumë punimeve për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas.

Punimet për këtë linjë kanë hyrë në një fazë të re.

  • Makineria që njihet me emrin Tamping, ose e thënë ndryshe makineria “rrafëse”, është një makineri vetëlëvizëse e montuar në hekurudhë.
  • Ajo përdoret për të paketuar/shtypur çakëllin/ballastin e binarëve nën shinat, duke i bërë ato më të qëndrueshme dhe në nivel.
  • Makineritë rrafëse janë thelbësore për përdorimin e traversave të betonit, pasi ato janë shumë të rënda (zakonisht mbi 250 kg).
  • Gjithashtu, Tamping korrigjon shtrirjen e shinave për t’i bërë ato paralele dhe në nivel, në mënyrë që të arrihet një udhëtim më i rehatshëm për pasagjerët dhe mallrat.
  • Linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas do të jetë një linjë tërësisht elektrike, me një impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!