Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mbërrin në Kuvend kandidati për president, Bajram Begaj

schedule17:50 - 4 Qershor, 2022

schedule 17:50 - 4 Qershor, 2022

TIRANË – Bajram Begaj kandidati i nxjerrë nga socialistët për Kreun e Shtetit, ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve është miratuar që raporti për kandidatin për president të republikës, Bajram Begajn të kalojë në seancën plenare që do të mbahet ditën e sotme në orën 18:00.

Ndërkohë, deputetët që votuan kundër miratimit për kalimin e raportit në seancë plenare për kandidatin për president, Bajram Begajn ishin deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, si dhe deputetja e LSI, Erisa Xhixho.



Më herët, socialistët e dorëzuan zyrtarisht kandidaturën e Bajram Begajt për President të Republikës, duke e mbështetur me 37 firma. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!