Mbërrin në Durrës trupi i 24 vjeçarit të vrarë në Itali

schedule09:57 - 7 Gusht, 2018

schedule 09:57 - 7 Gusht, 2018

Trupi i pajetë i Viktorjan Picakut, 24 vjeçarit i cili u ekzekutua në piacën e Abbazia në Korato të Italisë ka mbërritur në Shqipëri përmes portit të Durrësit.

Familjarët e tërhoqën ate në orën 8.30 për të vazhduar më pas më organizimin e ceremonisë mortore në shtëpinë e tyre në zonën e ish-kënetës. Dy të rinj italianë u vetëdorëzuan si autorë të krimit të ndodhur më 1 gusht. Ndërsa pas apelit të prindërve  komuniteti shqiptar në Korato organizoi një manifestim për të mbledhur fonde për transportimin e trupit të pajetë të 24 vjeçarit në Shqipëri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!