Ka mbërritur në portin e Durrësit, kroçera e parë e këtij sezoni turistik. Anija turistike me emrin “Bukuroshja e Adriatikut”, vjen për herë të dytë në portin më të madh të vendit, duke hapur në këtë mënyrë, sezonin e lundrimit të kroçerave për vitin 2018.
Me 188 turistë francezë në bord, ajo ishte nisur mbrëmjen e të martës nga porti i Barit dhe hyri në kalatën 5 të Durrësit, rreth orës 7.00 të mëngjesit. 110 metra e gjatë, në mbrëmje ajo do të niset drejt Dubrovnikut.
Gjatë qëndrimit në vendin tonë turistët do të vizitojnë qytetet e Durrësit, Krujës, Beratit dhe Tiranës. /abcnews.al