Mbërrin luftanija “Libra”/ Durrës, dhuratë nga qeveria italiane për forcën detare shqiptare

schedule10:13 - 8 Prill, 2025

schedule 10:13 - 8 Prill, 2025

Në Portin e Durrësit ka mbërritur mëngjesin e së martës nje luftanije nga Italia, dhuratë nga qeveria italiane për forcën tonë detare.

Libra do të jetë anija më e madhe luftarake e flotës detare shqiptare.

“Anija Libra ka mbërritur në Portin e Durrësit. Libra do t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare. Dorëzimi i anijes Libra do të bëhet me një ceremoni ku i pranishëm do të jetë kryeministri Edi Rama. Anija i dorëzohet flotës detare të Shqipërisë. Ajo do të kryejë misionin për mbojtjen e sovranitetit të vendit, është anije patrulluese luftarake.

Kjo anije, është më e madhja që ka pasur ndonjëherë forca jonë detare. Planet janë që forcat detare të pajisjen me anije të tjera ushtarake. Ekuipazhi i anijes Libra do të jetë shqiptar”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Gerta Vasku./abcneews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!