Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Mbërrin kroçera në Durrës/ 646 turistë nga SHBA, Kanadaja e Meksika vizitojnë Shqipërinë

schedule12:35 - 16 Maj, 2026

schedule 12:35 - 16 Maj, 2026

646 turistë mbërrijnë në Durrës me kroçerën “SIRENA”.

Vizitorët vijnë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Meksika, ndërsa itinerari i kroçierës përfshin ndalesa në disa prej destinacioneve më të njohura turistike të Mesdheut.

Pas ndalesës në Argostoli të Greqisë, turistët do të vizitojnë sitet historike dhe turistike të Durrësit dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, për të vijuar më pas udhëtimin drejt Hvarit në Kroaci.



Mbërritja e krocerës “SIRENA” konfirmon rritjen e interesit të turistëve ndërkombëtarë për Shqipërinë dhe forcimin e rolit të Portit të Durrësit si një nga pikat kryesore të turizmit detar në rajon.

Ky qytet është transformuar në një pikë ndalese për krocerat ndërsa këto shifra konfirmojnë fluksin turistik në vend edhe pse sezoni veror ende nuk ka nisur zyrtarisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!