Janë kthyer sot 20 shqiptarët e mbetur në Hungari pas bllokimit të kufijve si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Gazetarja Xhensila Kodra ishte në Rinas, pasi pak minuta më parë është ulur avioni i mbërritur nga Budapesti.
Një prej udhëtarëve është shprehur për Abc News se këto ditë kanë qendruar në doganë dhe aeroport. Ai shprehet se janë bllokuar më 13 mars në doganën e Serbisë dhe Hungarisë, pasi nuk i lejuan të kalojnë.
Pjesë nga biseda:
Gazetarja: Prej sa ditësh keni mbetur në kufij dhe kur jeni nisur për jashtë territorit?
Qytetari: Jemi nisur në 11 mars dhe kthimin e kemi bërë më 12 mars. Në 13 kemi qenë në doganën e Serbisë dhe Hungarisë, në ato momente të gjitha pasaportat e shqiptarëve që ishin në autobus janë marrë dh ejanë kthher mbrpsht. Atë natë kemi kaluar natë në doganë. Një vajzë që ishte me temperaturë e morën për kontroll
Gazetarja: Cfarë rezultoi me këtë vajzën
Qytetari: Ajo rezultoi negative. Na futën në një konteiner që ishte 7 me 2 e gjysmë dhe të gjithë aty u bënë merak.
Gazetarja: Kishit frikë me këtë situatë?
Qytetari: Absolutisht që po dhe atë natë ka qenë një i ftohtë i tmerrashmë. Shumica kanë marrë ftohje.
Gazetarja: Ju keni qënë 24 turistë që keni udhëtuar në drejtim të Budapestit me autobus dhe sot janë kthyer vetëm 20 prej tyre. Keni dijeni se çfarë është bërë me 4 turistët?
Qytetari: Jo katër të tjerë kanë ardhur para katër ditësh, sepse nuk kishte bileta për atë ditë. Unë të mirë ka bërë zv.ambasadori.
Gazetarja: Ku i keni kaluar gjithë këto ditë?
Qytetari: Në aeroport. Natën e parë e kemi kaluar në doganë.
Gazetarja: A ka patur ndonjë mundësi që ju të akomodoheshit me hotele.
Qytetari: Ishin shumë të shtrenjta. Të gjitha biletat i kemi paguar vetë. Mundësitë i kemi patur.
Gazetarja: Po me grupin tjetër çfarë është bërë?
Qytetari: Ky avion ka patyr 70 veta. Po një gjë më bën përshtypje, kur ke gjëndje të jashtëzakonshme duhet të nxjerrësh mjekët për kontroll këtu. Është vetëm një termometër lazer. Këtu duhet të plotsohet formulari.
Gazetarja: Ligji parashikon që ju duhet të izoloheni për 14 ditë. A do ta zbatoni?
Qytetari: Unë absolutisht që do e zbatoj. Po ku ta zbatoj unë kur shteti nuk vjen këtu të më thotë o zotëri sa dhoma ke.
/abcnews.al