Mbërrijnë në Kosovë mbi 106 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer

schedule20:20 - 29 Qershor, 2021

schedule 20:20 - 29 Qershor, 2021

Në Kosovë ka mbërritur kontigjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. Bëhet fjalë për gjithsej 106,470 doza ndërsa lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë në vend Arben Vitia.

Ai theksoi se doza të tjera do të pasojnë në ditët në vijim.

Të nderuara qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontigjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e suksesshme me pandeminë.”

Që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë bërë 170.098 doza të vaksinës, kurse dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë 37.057 qytetarë. Javëve të fundit në Kosovë ka pasur rënie të rasteve të reja me COVID-19 e në 24 orët e fundit vetëm 6 qytetarë kanë rezultuar pozitivë për virusin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!