Mbërrijnë në Australi dy gazetarët “e dëbuar” nga Kina, përshkallëzohen tensionet mes 2 vendeve

schedule09:28 - 9 Shtator, 2020

schedule 09:28 - 9 Shtator, 2020

Gazetarët Bill Birtles dhe Michael Smith,  janë rikthyer  në Australi, dhe janë të zemëruar pasi u detyruan nga autoritet kineze të riktheheshin, në të kundërt do të arrestoheshin.

Bill Birtles, korrespodent në Pekin për kanalin televiziv “ABC” dhe Michael Smith, korrespondent në Shangai për “Australian Financial Review”, u strehuan për disa ditë në ambasadën e Australisë në Pekin, përpara se të largoheshin nga Kina të shoqëruar nga diplomatët australianë.

Ata arritën në Sidney të martën në mëngjes, sipas raportimeve të mediave.

Në deklaratën e tyre ata u shprehën se rikthimi në shtëpi ishte i bukur por ishte zhgënjyes largimi në këtë mënyrë. Të dy gazetarët u morën në pyetje nga forcat e sigurisë së ministrisë së brendshme kineze para se të largoheshin nga vendi. Birtles kaloi katër ditë në ambasadën australiane në Pekin, ndërsa Smith kërkoi mbrojtje në konsullatën e Shangai pasi autoritetet kineze kontrolluan banesat e tyre për arsye të sigurisë kombëtare, gjatë natës.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Australisë janë shumë të ngushta dhe të rëndësishme. Ato varen nga njëra tjetra në tregti. Por së fundmi Kanberra denoncoi ndërhyrjen kineze në çështjet e saj politike duke i ndaluar gjigantit të komunikimit Huawei që të furnizonte infrastrukturën. Përshkallëzimi i tensionit nisi kur qeveria australiane kërkoi një hetim të pavarur për origjinën dhe reagimet ndërkombëtare për pandeminë e koronavirusit. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!