Mbërrijnë dy helikopterët “Black Hawk” në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë në “Facebook”, është shprehur se siguria e vendit mbetet prioriteti kryesor.
“Dy helikopterët Black Hawk mbërritën në vendin tonë si një investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura. Mirënjohje e veçantë për partnerin tonë strategjik #SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme! Mbrojtja dhe siguria e vendit tonë, prioriteti ynë absolut!”, thekson Peleshi.
Gjithashtu një reagim ka ardhur edhe nga ambasada e SHBA në Tiranë, ndërsa e konsideron historike mbërritjen e helikopterëve të parë të Shqipërisë, UH-60 në vend.
Reagimi:
Mbërritja historike e helikopterëve të parë të #Shqipërisë UH-60 #BlackHawk. Një C-17 i Shteteve të Bashkuara mbërriti sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë të helikopterëve Black Hawk me mbështetjen e mbi 50 milionë dollarëve ndihmë financiare nga SHBA.
/abcnews.al/