Mbërrijnë 60 mijë doza vaksine kineze, Manastirliu dhe Ahmetaj në Rinas: Premtim i mbajtur pas 25 prillit

schedule14:31 - 23 Maj, 2021

schedule 14:31 - 23 Maj, 2021

Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 60 mijë vaksina kineze të kompanisë Sinovac. Dozat janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj. Manastirliu u shpreh se këto vaksina do të përdoren për ata që kanë marrë më herët dozën e parë.

“60 mijë doza vaksina Sinovac, janë pjesë e kontratës së dytë. Do të përdoren për të gjithë qytetarët që kanë marrë dozën e parë, në Shqipëri së bashku me këto janë më shumë 830 mijë doza që kanë mbërritur në vend. Deri dje është 712 mijë vaksinime. Mbetet prioritet i yni vaksinimi masiv i popullatës.

Jemi duke vaksinuar edhe vijojmë të gjithë punonjësit e fasonerive edhe punonjësit në hotele, duke filluar me ardhjen e vaksinave prej 500 mijë vaksina do të fillojmë me rritjen e numrit të riskut, duke përfshirë edhe punonjësit e transportit publik. Situata është e qëndrueshme. Vaksinimi ka filluar të japë impaktin e vet.

Nesër mbërrijnë sërish vaksina, 14 mijë nga Pfizer. Në qershor presim të vijnë edhe 40 mijë vaksina të AstraZeneca. Do të kemi sërish sipas kalendarëve të llojeve të vaksinave. Do të vijojmë me intensifikimin e planit të vaksinimit”, deklaroi ministrja.

Mbërritje e këtyre doza, Ahmetaj e cilësoi si një premtim të mbajtur pas 25 prillit, duke iu përgjigjur kështu zërave të kritikëve për mungesën e vaksinës kineze gjatë ditëve të fundit.

“Është premtim i mbajtur pas datës 25 prill. Nuk ka të bëjë me zgjedhjet por me atë që bën një qeveri. Ja një fakt tjetër se bashku me ministren i kemi prezantuar kryeministrit edhe planin e vaksinimit për vitet që vijnë,” tha Ahemtaj. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!